Ballkani feston në derbi kundër Dritës, Llapi vazhdon me fitore, Drenica befasohet në shtëpi

Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme të javës së 13-të në Superligën e Kosovës në futboll të cilat kanë sjellë disa ndeshje tejet interesante.

Egjithë vëmendja ishte në Suharekë aty ku u ndeshën Ballkani e Drita dy rival këta të mëdhenj në luftë për titull.

Ballkani i Bekim Isufit ka festuar pasi ka triumfuar me rezultat 2:0.

Një rezultat befasues ka qenë ai i Ulpianës që e ka mposhtur Drenicën në Skenderaj me rezultat 0:1, derisa tri pikë në udhëtim ka marrë edhe Llapi që e mundi Malishevën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *