Atl. Madrid – Milan, Liverpool – Porto dhe Sheriff – Real Madrid, rezultate befasuese pas pjesës së parë

Janë mbyllur pjesët e para në tri përballjet tjera kryesore të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë në “Wandametropolitano” në mes Atletico Madridit dhe Milanit është mbyllur baras 0-0.

“Rossonerët” ishin më kërkues, krahas vendasve në fraksionin e parë, por pa arritur cakun.

Me rezultat të njëjtë është mbyllur pjesa e parë edhe në duelin ndërmjet Liverpoolit dhe Portos.

“Të Kuqtë” në fakt realizuan një herë në minutën e 38-të me anë të Manes, por VAR-i e anuloi me pretendimin për pozitë jashtë loje.

Ndërkaq, epërsinë në 45 minutat e para e gëzon Real Madridi që po udhëheq në Moldavi kundër Sheriff Tiraspolit.

Golin e parë e ka realizuar reprezentuesi austriak, David Alaba nga gjuajtja e lirë në minutën e 30-të.

Teksa të dytin e konkretizoi gjermani, Toni Kroos në minutën e dytë shtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *