Janë mbyllur pjesët e para në tri përballjet tjera kryesore të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.
Pjesa e parë në “Wandametropolitano” në mes Atletico Madridit dhe Milanit është mbyllur baras 0-0.
“Rossonerët” ishin më kërkues, krahas vendasve në fraksionin e parë, por pa arritur cakun.
Me rezultat të njëjtë është mbyllur pjesa e parë edhe në duelin ndërmjet Liverpoolit dhe Portos.
“Të Kuqtë” në fakt realizuan një herë në minutën e 38-të me anë të Manes, por VAR-i e anuloi me pretendimin për pozitë jashtë loje.
Ndërkaq, epërsinë në 45 minutat e para e gëzon Real Madridi që po udhëheq në Moldavi kundër Sheriff Tiraspolit.
Golin e parë e ka realizuar reprezentuesi austriak, David Alaba nga gjuajtja e lirë në minutën e 30-të.
Teksa të dytin e konkretizoi gjermani, Toni Kroos në minutën e dytë shtesë.