“Atdheu jonë nuk përçahet” – Mesazhi i fuqishëm i “Dardanëve” i shpalosur gjatë miqësores me Armeninë

Tifogrupi i Kombëtares së Kosovës, “Dardanët” kanë shpalosur një mesazh në ndeshjen miqësore kundër Armenisë.

“Atdheu jonë nuk përçahet, çdo pëllëmbë e tokës sonë mbrohet dhe nuk falet” – ishte mesazhi i shpalosur nga grupi i tifozëve që mbështet ekipin kombëtar të Kosovës.

Miqësorja ndaj Armenisë po ndjeket nga një numër i vogël i tifozëve në shkallët e stadiumit.

Të përzgjedhurit e trajnerit, Alain Griesse tri ditë më vonë do të luajnë në një ndeshje tjetër kontrolluese kundër Ishujve Faroe në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *