Asensio e mbyll me “galaktikët”, klubin njofton largimin e spanjollit

Pas shumë aludimesh e thashethemesh përgjatë javëve të fundit të merkatos, tashmë gjithçka është zyrtare. Marco Asensio do të largohet sapo të hapet merkato e verës nga “galaktikët” e Real Madrid.

Klubi madrilen ka njoftuar ditën e sotme se mesfushori, 27-vjeçar, kontrata e të cilit është deri në fund të qershorit, do të largohet nga skuadra në fund të sezonit, ku mundësitë janë të mëdha për një transferim te “gjigandët” francezë të PSG.

Ndërkaq kujtjomë se spanjolli u transferua te “galaktikët” e Real Madrid në verën e viti 2015 dhe gjatë kohës së tij në “Santiago Bernabeu”, Asensio fitoi plot 17 trofe, mes të cilave 3 herë UEFA Champions League, 4 trofe të Botërorit të Klubeve, 3 herë Superkupën e Evropës, 3 trofe të La Liga, 1 herë Kupën e Spanjës dhe 3 herë Superkupën e Spanjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *