Arteta pas ndeshjes: Nëse do ta thoja atë që mendoj, do të suspendohesha deri në gjashtë muaj

Mikel Arteta është shprehur i zhgënjyer për mënyrën se si u referua ndeshja në mes të skuadrës së tij, Arsenalit dhe Tottenhamit, që ishte e vlefshme për xhiron e 36 të Premier League.

Arsenali e humbi këtë përballje me rezultat 3-0, por, më shumë sesa rezultati, 40-vjeçarin duket se e ka revoltuar gjyqtari kryesor i ndeshjes, Paul Tierney.

Spanjolli tha se nëse do të fliste atë që ai mendon, do të suspendohej deri në gjashtë muaj, kështu që preferon të heshtë.

“Nëse do të flisja atë që mendoj, do të suspendohesha deri në gjashtë muaj. Jam shumë krenar për lojtarët e mi. Kaq mund të them”, tha ai për Sky Sport.

“The Gunners” tanimë janë vetëm një pikë përmbi Spurs në garën për Top4.

Një fitore eventuale mbrëmë, “Topçinjtë” do ta siguronin plasmanin në Champions League sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *