Karim Benzema ende nuk ka rinovuar me Real Madrid.
Presidenti i Real Madridit, Fiorentino Perez, ishte duke udhëtuar me avion për në Francë, përkatësisht në Lyon, për të nënshkruar me një lojtar të ri që cilësohej si “Ronaldo Nazario” i ri.
Ky lojtar ishte Karim Benzema, para 12 vieteve, dhe pjesa tjetër mbetet histori. Tani, francezi ende nuk ka nënshkruar rinovimin e tij me “Los Blancos” dhe si duket arsyet e tij nuk duket të jenë egoiste dhe janë shembull për një profesionist të vërtetë.
Benzema dëshiron të jetë i sigurt për atë që mund të japë në fushën e lojës para se të angazhohet me një rinovim të kontratës që përfundon në 2022, 33 vjeçari dëshiron të shikojë kushtet nëse do të ishte i gatshëm të jetë në formë fizike të mirë në mënyrë që të nënshkruajë kontratën e re.
Përveç kësaj, mundësia e përfundimit të karrierës së tij në Olympique Lyon është ende opsionale, siç e pranoi agjentib i tij këtë javë.