Arsenali ka shënuar një tjetër fitore të madhe në Premierligë.
Pasi xhiron e kaluar e mposhti Chelsean “Topçinjtë” këtë herë e kanë mposhtur Manchester Unitedin me rezultat 3:1.
Tavares, Saka e Xhaka shënuan për Arsenalin, ndërsa Ronaldo për Unitedin. Gjithsesi, protagonmisti kryesor në këtë takim ishte Granit Xhaka që shënoi gol të bukur me një gjuajtje të fortë nga 25 metra.
Me këto tri pikë Arsenali ngjitet në pozitën e katërt me 60 pikë ndërsa Manchester Unitedi I gjashti me 54 pikë.