Arrihet marrëveshja mes klubeve, Zinchenko është lojtari më i ri i Arsenalit

Arsenali ka vazhduar të jetë aktive në tregun e transferimeve, duke siguruar shërbimet e Olelsandr Zinchenkos.

Pas shumë negociatave mes klubeve, City dhe Arsenal kanë arritur marrëveshjen përfundimtare për transferimin e mbrojtësit ukrainas në Londër.

Ka qenë eksperti i tregut të transferimeve, Fabrizio Romano që ka konfirmuar marrëveshjen finale mes palëve.

“Oleksandr Zinchenko në Arsenal, ja ku po shkojmë. Marrëveshja e plotë në fuqi nga e premtja me City për tarifën e garantuar prej 30 milionë funteve (35 milionë euro)”.

“Edhe kushtet personale janë arritur me lojtarin i cili gjithmonë ka qenë i etur për t’u ribashkuar me Artetan”, ka shkruar Romano.

Tanimë ka marrëveshje totale si me Cityn ashtu edhe me lojtarin dhe vetëm pritet zyrtarizimi i marrëveshjes.

Zinchenko do të jetë një armë shtesë për Artetan në repartin defensivë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *