Arrihet marrëveshja, Cavani drejt transferimit te skuadra e La Ligas

Edinson Kavani është shumë pranë transferimit te skuadra e Valencias.

Sipas asaj që raporton “RMC Sport”, sulmuesi uruguajan ka arritur marrëveshjen me skuadrën që drejtohet nga Ivan Gennaro Gattuso.

35-vjeçari ndodhet pa klub pas përfundimit të bashkëpunimit me Manchester United dhe për klubin e La Liga-s do të jetë një transferim me peshë duke parë karakteristikat e vetë “El Matador”-it.

Përveç “Djajve të kuq”, uruguajani gjithashtu ka mbajtur veshur edhe fanellat e PSG-së, Napolit, Palermos dhe Danubios.

Në sezonin e kaluar me Manchester Unitedin në Premier Ligë, Edinson Cavani u aktivizua gjithsej në 15 ndeshje, ku arriti të shënonte 2 gola dhe të dhuronte gjithashtu edhe 1 asist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *