Arnold tregon pse e festoi golin e tij si Mbappe

Mbrojtësi anësor i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, e ka zbuluar motivimin prapa festimit të golit të tij në stilin e Kylian Mbappes, duke thënë se e bëri si shaka, përderisa edhe e pranoi se iu desh kohë deri sa i erdhi momenti për ta bërë atë.

Ylli i Liverpoolit, shënoi në ditën pas Krishtlindjeve, në ndeshjen kundër Leicester Cityt, dhe e festoi atë gol të tij duke e imituar golashënuesin e talentuar të Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappen.

Por, kur u pyet për këtë festim, Arnold tha se nuk ka rëndësi të madhe dhe e theksoi se për shkak se ai ka shënuar vetëm dy gola gjatë gjithë këtij sezoni, atij s’do t’i vijë mundësia ta bëjë atë festim shumë shpesh.

“Festimi i Mbappes! Është diçka që unë e bëj me shokët… ne bëjmë shaka”, tha Arnold, në një intervistë të dhënë për BBC Sport.

“Natyrisht, unë nuk shënoj shumë shpesh gola dhe kisha thënë që një kohë të gjatë se do ta bëja këtë festim sapo ta shënoja ndonjë gol. Mendoj se ishte një periudhë kohore prej tre apo katër muajsh mes dy golave të mia, kështu që e kisha planifikuar që një kohë të gjatë”.

Ai gol i Arnoldit erdhi në fitoren me rezultat 4:0 për Liverpoolit, që është ende në krye të tabelës së Premierligës që nga atëherë, dhe është i fundit për të në të gjitha garat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *