Armando Broja nuk ndalet, shënon dhe e dërgon Vitessen në finale të Kupës së Holandës

Armando Broja po vijon të shkëlqejë me fanellën e Vitesses në Holandë, pasi ka shënuar edhe një tjetër gol, këtë herë me mjaft peshë, pasi i siguroi skuadrës kalimin në finalen e Kupës.

Sulmuesi shqiptar shënoi një gol dhe dha një asistim në fitoren 4-1 ndaj VVV Venlo në fundjavë dhe formën e mirë e ka vazhduar edhe sonte.

Vitesse u përball me të njëjtin kundërshtar VVV Venlo, por këtë herë për gjysmëfinalen e Kupës së Holandës.

Broja luajti sërish nga minuta e parë dhe zhbllokoi ndeshjen në minutën e 75-të, pas një asistimi të Oussama Tannane.

Ky i fundit shënoi edhe golin e dytë, duke vulosur fitoren 2-0 dhe kalimin në finale.

Tashmë Vitesse mbetet në pritje për të mësuar kundërshtarin e finales, që do të dalë nga përballja e nesërme mes Ajaxit dhe NEC Nijmeng.

Broja ka mundësi të fitojë trofe që në vitin e parë me klubin holandez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *