Arlind Ajeti për grupin e kombëtares shqiptare në Euro2024: Gjithçka është e mundur, kemi kualitet dhe atmosferë fantastike

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti ka pranuar se kuqezinjtë do jenë në një grup shumë të vështirë në Euro2024, por sipas tij gjithçka është e mundur.

Shqipëria do garojë me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën në grupin B, grup ky tepër i vështirë për djemtë e Sylvihnos.

Ajeti thotë se tek kombëtarja e Shqipërisë ka atmosferë fantastike, kualitet e gjithçka që duhet, andaj mund të ndodhë e papritura.

“Shorti ishte me ekipet më të mëdha të botës, me cilësi shumë të lartë – ne kemi kualitet, grup, besim e atmosferë dhe gjithçka është e mundur”, tha fillimisht Ajeti në emisionin SportON.

“Në futboll gjithçka është e mundur, me kualitetin që e kemi, mund edhe të triumfojmë. Si në vitin 2016, edhe tani, kemi atmosferë fantastike, nuk kemi asnjë problem mes njëri-tjetrit, për momentin kemi shumë cilësi dhe në ekip të mëdha”, tha ndër tjerash Ajeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *