Mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli ishte heroi i Spezias, në fitoren 2-1 ndaj Sassuolos si mysafir.
Shqiptari u fut në fushë në minutën e 53-të, ndërsa në minutën e 78-të, ai asistoi te goli i fitores i shënuar nga Emmanuel Quartsin Gyasi.
Pas një harkimi në këndi, Ismajli u ngrit mjaft bukur në ajër duke goditur me kokë, ku topi që shkonte drejt portës, u devijua lehtë nga sulmuesi i Spezias, për të shkuar në rrjetë.
Devijimi ishte aq i lehtë, por vendimtar pasi habiti portierin e Sassuolos, Andrea Consili.
Me këtë fitore, skuadra e Ismajlit u ngjit në kuotën e 21 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 15-të.
Mbrojtësi pas probleme që kishte në fillim, shkaku i COVID-19, tani ka filluar të luajë më shpesh dhe të bëhet pjesë integrale e skuadrës./Telegrafi/