Arbitri ndalon lojën dhe i heq golin Milanit, Rebic nuk përmbahet

Një moment kurioz ka ndodhur gjatë Milan-Spezia 1-2.

Përpara se të vinte goli i dytë i skuadrës mike, që ndodhi në të 96-tën, në fakt, arbitri Serra bëri një gabim të pafalshëm. Milani po sulmonte dhe Rebic goditet nga kundërshtari te këmba e tij përpara zone duke pasur për Messias që nuk mendohet por me të majtën shënon.

Por, arbitri ka vërshëllyer ndërkohë dhe ska lënë avantazh. Pra, faull për Milanin.

Rebic dhe kuqezinjtë e rrethojnë dhe duket sikur ai kërkon falje duke thënë se tashmë kishte akorduar faull dhe se nuk mund ta kthente mbrapa ose ta linte avantazhin pasi vërshëlleu.

Rebic madje e përqafon dhe i vendos edhe duart në fytyrë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *