Ndeshja Zvicër – Ukrainë, e vlefshme për xhiron e gjashtë të fazës së grupeve në Ligën A, në Ligën e Kombeve, është anuluar.
E gjitha kjo pas paraqitjes së shumë rasteve te ekipi kombëtar i Ukrainës.
Kombëtarja e Ukrainës është dërguar në izolim, dhe nga UEFA iu është kërkuar të ftojnë lojtarë tjerë për zëvendësimin e skuadrës.
Kjo gjë ka qenë e pamundur, dhe është vendosur për anulimin e ndeshjes.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i UEFA-s për këtë ndeshje.