Anneli Andersen publikon listën për dy ndeshjet e Kosovës, luajmë ndaj Kroacisë të dyja sfidat

Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës, Anneli Andersen, e ka publikuar listën e Dardaneve, të cilat janë përzgjedhur për dy ndeshjet e dyta të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2025.

Dardanet ndeshjen e parë do ta zhvillojnë kundër Kroacisë, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, më 31 maj.

Ndeshjen e dytë Dardanet do ta zhvillojnë në stadiumin “Branko Cavlovic-Cavlek” në Karlovac, më 6 qershor, kundër Kroacisë.

Kombëtarja e Kosovës në kualifikimet për Evropianin 2025, bënë pjesë në Ligën B, në Grupin B4, së bashku me Uellsin, Kroacinë dhe Ukrainën.

Në dy ndeshjet e para ka pësuar humbje ndaj Ukrainës dhe Uellsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *