Andorra arriti të marrë një pikë historike në “Fadil Vokrri, ndaj Kosovës, ku arriti të barazojë me rezultat 1-1.
Kjo kombëtare ani se është pranuar me të drejta të plota nga UEFA, që nga viti 1996, ka vetëm një fitore, dy barazime dhe 59 humbje në kuadër të kualifikimeve për Kampionate Evropiane.
Në këto ndeshje, Andorra ka arritur të shënojë vetëm 15 gola dhe ka pranuar 172 të tjerë, raporton Klan Kosova.
Edhe vlera e Andorrës në “Transfermarkt” është dukshëm më e ulët se e Kosovës. Vlera e Dardanëve është mbi 95 milionë euro, teksa e Andorrës 2.5 milionë.