A po e mendon dorëheqjen, përgjigjet Giresse

Kosova zhgënjeu duke barazuar 1:1 me Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e dytë kualifikuese për Euro 2024.

Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës, Alain Giresse tha se nuk e mendon dorëheqjen dhe do të vazhdojë të punojë.

“Na ka munguar diçka në fund që të konkretizojmë rastet. Disa vendime të arbitrit nuk ishin të duhura. Ka shumë gjëra që kanë ndikuar që ndeshja të përfundonte me rezultat 1:1. Ishim të vetëdijshëm që Andorra do të luante mbrapa. Jemi përgatitur për këtë mënyrë të lojës. Kemi pasur raste por nuk mundëm të thyenim mbrojtjen. Kam kërkuar të luajmë më shpejt. Veprimi I fundit na ka munguar. Kjo ndikoi. Mendoj që është shumë herët të flitet se puna është e përfunduar sa I përket kualifikimit. Qëllimi është që të punoj dhe vazhdoj punën time këtu. Nuk më intereson mua ajo që ju kënaq juve si vendim”, tha Giresse pas ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *