Amir Rrahmani e Muriq në dyshim ndaj Qipros, e konfirmon Giresse

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse është duke folur në një konferencë për media në prag të ndeshjes kundër Qipros.

Kosova dhe Qipro përballen të martën mbrëma me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Tekniku francez ka konfirmuar se kapiteni Amir Rrahmani dhe portieri Arijanet Muriq janë në dyshim për takimin e të martës.

“Gjendja momentale e ekipit është, Muriq është lënduar në Irlandë të Veriut andaj nuk e di gjendjen e tij. Amir Rrahmani ka përmisim por ende nuk e dimë a mund të luajë”, theksoi Giresse në konferencë për media.

Kosova zë vendin e dytë me gjashtë pikë, kurse Qipro ka një pikë më pak në vendin e katërt. Greqia është e para me 12 pikë, ndërsa Irlanda e Veriut ka pesë pikë në vendin e tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *