Allegri: E kam fajin unë sepse duhet të kisha bërë atë gjë sonte

Zero fitore në katër të parët e ligës për Juventusin e Massimiliano Allegri. Nuk kishte ndodhur për gjashtëdhjetë vjet, siç u theksua nga Opta, dhe në total precedentët për bardhezinjte janë vetëm tre: i fundit, në fakt, në sezonin 1961/1962…

Max Allegri, trajneri i Juventusit, foli për mikrofonat e DAZN pas barazimit kundër Milan.

“Le të themi që sonte jam shumë i nervozuar për çfarë ka ndodhur por mendoj se skuadra bëri një pjesë të parë të mirë. Kishim shumë raste dhe lejuam një gjuajtje në portë të Tonalit nga jashtë zone.

Në pjesën e dytë rrezikuam edhe ta humbisnim kur ishim 1-1 ndërkohë që ndeshja ishte në kontroll të plotë”

Çfarë të pëlqeu më pak?

“Nuk ishim të vëmëndshëm. Nuk kishim vendosmëri. Mjafton të shikosh goditjen e këndit ku pësuam golin. Ka momente ku nuk mund të pësosh gol dhe kjo është një pikë ku duhet të punojmë”

Ke qënë gjithmonë optimist por sot nuk dukesh kështu. Mund të thuash që Juve mund të luftojë për Scudetto?

“Nuk lëkundem tek bindjet që kam tek kjo skuadër. Duhet të kuptojmë shpejt se këto lloj ndeshjesh kanë nevojë për forcë në fund. Duhet të jesh i keq e të sjellësh në shtëpi rezultatin. Kjo ka të bëjë me rritjen e disa lojtarëve. Fajin e kam unë me zëvëndësimet që i kam gabuar. Në atë moment duhet të fusja lojtarë më mbrojtës sepse ndeshja ishte në kasafortë por gabova”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *