Al-Khelaifi: Refuzova 180 milionë euro, Mbappe s’e deshi kurrë Realin

Nasser Al Khelaifi, presidenti i PSG, ka ngacmuar spanjollët e Real Madrid në intervistën e dhënë për “Le Pariesien”.

Ai ka shfrytëzuar pyetjen për Kylian Mbappe dhe ka theksuar se sulmuesi kurrë s’ka dashur të luajë për skuadrën spanjolle.

“Kam refuzuar 180 milionë verën e kaluar nga Reali i Madridit sepse e dija që Kyliani donte të qëndronte te PSG-ja. Unë e njoh shumë mirë, e di se çfarë dëshiron ai dhe familja e tij, dhe ata nuk lëvizin për para.

Ai ka zgjedhur të luajë këtu për qytetin e tij, klubin dhe vendin e tij dhe për projektin tonë sportiv. Ai mendon vetëm të luajë dhe të fitojë. Mbappé nuk ka ndryshuar, ai kurrë nuk ka dashur të luajë për Realin e Madridit”, ka thënë Al-Khelaifi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *