Akil Gjakova kalon në raundin e tretë të Kampionatit Evropian të xhudos

Xhudisti kosovar vazhdon rrugëtimin e tij për të siguruar medalje.

Akil Gjakova ka kaluar në raundin e tretë të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, pasi që në raundin e dytë e ka mposhtur izraelitin Ido Levin, përcjell KosovaPress.

Gjakova, në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin mposhti xhudistin izraelit Levin, dhe në raundin e tretë do të përballet me gjermanin Anthony Zingg.

Nëse Akil Gjakova arrin ta mposhtë xhudistin gjerman, do të kalonte në çerekfinale të këtij kompeticioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *