Niveli i futbollit shqiptar është rritur ndjeshëm vitet e fundit dhe një stadium si “Air Albania” është tërësisht i merituar.
Një impiant modern që pa frikë mund të krahasohet me stadiumet evropiane, ku kushtet dhe standardet janë tejet të larta. Një vit ka kaluar nga inaugurimi i tij dhe sërish bën jehonë edhe në mediat e huaja.
Padyshim që momentin kur çeli për herë të parë dyert për tifozët interesi ishte i lartë dhe mediat evropiane nisën ta quanin edhe si “Wembley i Ballkanit”, por duket se vëmendja nuk është larguar edhe sot.
Është “SportBible” ajo që sjell sërish në syrin e tifozëve të huaj shtëpinë e Kombëtares shqiptare.
“Stadiumi Kombëtar i Shqipërisë është një gjë e bukurisë”, e nis artikullin media në fjalë.
Ndërsa më tej vazhdon me fjalët: “Stadiumi kombëtar i Shqipërisë po merr shumë dashuri në mediat sociale dhe është e vështirë të mos jesh i impresionuar nga struktura. Me një kapacitet prej 21,690, stadiumi është jashtëzakonisht mbresëlënës në modelin dhe formën e tij dhe ka të bashkuar me një kullë 112 metra, me 80 dhoma. Ekziston edhe një muze dhe qendër tregtare si pjesë e projektit më të fundit. Ju dëshironi bukuri brenda dhe jashtë dhe ky është rasti për këtë stadium mahnitës, i cila ishte ideja e Marco Casamonti nga Archea Associati”.