Aguero: Te Man City shkonim 90 minuta para stërvitjes, këtu lojtarët vijnë 30 minuta më herët

Kun Aguero nuk pati fat pas transferimit te Barcelona.

Sulmuesi argjentinas pësoi lëndim, që ia mohoj debutimin me katalunasit në fillim të sezonit.

33-vjeçari është duke u rikuperuar dhe pritet të rikthehet muajin e ardhshëm. Aguero ka folur rreth ambientimit te Barcelona.

“Te Manchester City shkonim në stërvitje të paktën 1 orë e gjysmë më herët. Këtu është ndryshe. Lojtarët vijnë rreth gjysmë ore më herët. Unë kam vendosur që të vijë rreth 1 orë më herët dhe të bëj përgatitje fizike apo diçka tjetër. Por edhe atëherë kur vi dritat janë fikur” deklaroi Aguero.

Ai u largua nga Manchester City këtë verë, pas 10 viteve të kaluara në Etihad.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *