Agim Ademi në shesh feston me “Plisat” 28 Nëntorin dhe 35-vjetorin e themelimit e tifozëve kryeqytetas

Numri një i FFK-së, Agim Ademi vazhdon të mbeshtes çdo aktivitet sporiv. Ai sonte ka qenë përkrah tifozëve të Prishtinës “Plisat” të cilët po festojnë 35-vjetorin e themelimit.

“”Plisat” kanë qenë dhe mbesin simboli i kryqytetit. Ata i japin shpirt dhe frymëzim qytetit dhe klubit Prishtina në të gjitha sportet.

Këngët dhe koreografitë e tyre i japin hijeshi futbollit. Me “Plisat” stadiumet e palestrat sportive vishen me ngjyrat e spektaklit”, ka shkruar ndër të tjera presidenti Agim Ademi.

Postimi i plotë i Agim Ademit:

Sonte pata kënaqësin që në sheshin e kryeqytetit t’i uroj “Plisat” dhe qytetarët e Prishtinës për festën kombëtare të 28 Nëntorit, por edhe për 35-vjetorin e themelimit të këtij tifogrupi.

“Plisat” kanë qenë dhe mbesin simboli i kryqytetit. Ata i japin shpirt dhe frymëzim qytetit dhe klubit Prishtina në të gjitha sportet.

Këngët dhe koreografitë e tyre i japin hijeshi futbollit. Me “Plisat” stadiumet e palestrat sportive vishen me ngjyrat e spektaklit.

Kryetarin dhe të gjithë anëtarët e këtij tifogrupi i uroj për këtë përvjetor dhe ju dëshiroj suksese të vazhdueshme, me shpresë se pjesëmarrja e tyre në arenat sportive do të jetë edhe më madhështore në vitet në vijim.

Dashuria për sportin dhe në veçanti për futbollin është e jashtëzakonshme te secili anëtar i “Plisave”, derisa brohoritjet dhe këngët e tyre janë motiv shtesë për çdo sportist që përfaqëson klubet e kryeqytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *