Berat Hyseni po ndodhet në Kosovë në pushime, pasi ai prej vitesh jeton dhe vepron në Londër të Anglisë.
Ish-sulmuesi i shumë skuadrave kosovare dhe Përfaqësueses së Kosovës është pritur nga i pari i FFK-së, Agim Ademi i cili vazhdon t’i respektojë ata që kanë dhënë kontribut ndër vite në futbollin kosovar.
Hyseni dhe Ademi kanë folur për futbollin kosovar dhe Përfaqësuesen.
Ish-sulmuesi prishtinas e ka njoftuar Ademin me planet që ka në futboll për ta hapur një shkollë të futbollit në Londër.
Gjithsesi presidenti i FFK-së e ka mbështetur Hysenin për iniciativën e tij, derisa i ka uruar edhe suksese në karrierën e re si trajner.