Ademi në vizitë te stadiumi i ri i shkollës së futbollit “Behari”, premton edhe fusha të tjera në Kosovë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka vizituar shkollën e futbollit KF “Behar” në stadiumin e ri të sapopërfunduar.

Ademi qëndroi sot në stërvitjen e grupmoshës U11 të KF Beharit me ç’rast u shpreh i lumtur që FFK-ja ka realizuar projekte të reja rreth terreneve të futbollit, ndërsa premtoi se të tillë do të realizohen edhe në të ardhmen, shkruan Demokracia.com.

“Sot e pata kënaqësinë që të jem i pranishëm në stërvitjen e grupmoshës nën 11-vjeç të KF “Behar” nga Vitomirica, në stadiumin e ri tashmë të përfunduar”.

“Fusha cilësore dhe kushtet e krijuara janë vlerësuar jashtëzakonisht shumë nga të gjithë në klub, pasi tashmë fëmijët e kësaj ane mund ta zhvillojnë talentin e tyre me të gjitha pajisjet, pa iu munguar asgjë”.

“Jam i lumtur që FFK mund të bëjë, ka bërë dhe do të bëjë edhe në të ardhmen terrene të këtilla për të gjitha klubet dhe për të gjitha komunitetet, pasi fushat e tilla janë shumë të nevojshme për masivizimin e futbollit dhe zhvillimin e talenteve. I falënderoj edhe komunat dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për projektet e tilla të përbashkëta, pasi terrene të tilla do të realizojmë në të gjitha trevat e Kosovës, derisa vendi ynë të jetë i përmbushur me nevoja të fushave stërvitore dhe të stadiumeve për lojë”, ka shkruar i pari i FFK-së, Agim Ademi në Facebook.

Agim Ademi edhe gjatë ditëve paraprake ka vizituar një numër të madh të stadiumeve të klubeve të Superligës së Kosovës dhe jo vetëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *