Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka ndjekur sot nga afër ndeshjen miqësore ndërmjet Shqipërisë U17 e Kosovës U17 e zhvilluar në Kukës.
Shqipëria triumfoi me rezultat 1:0, derisa organizimi ndërmjet dy federatave FSHF e FFK duket të jetë i shkëlqyeshëm.
Numri një i FFK-së, ka thënë se këto ndeshje i ndihmojnë dy kombëtaret të përgatiten sa më mirë për ndeshjet kualifikuese në muajin tetor.
“Sot, në Kukës, ndoqa nga afër ndeshjen miqësore të Kombëtareve U17, Shqipëri vs Kosovë (1:0), ku u shfaq lojë e pëlqyeshme nga futbollistët e të dyja ekipeve.
Bashkëpunimi ndërmjet dy federatave është i shkëlqyeshëm, derisa ndeshjet si kjo i shërbejnë të dy ekipeve kombëtare për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet kualifikuese në muajin tetor”, ka shkruar Ademi në Facebook.