A mundet Inter ta fitojë Scudetton? Kjo është përgjigja epike nga Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç është pyetur nëse Inter mund ta fitojë Scudetton.

Zlatan Ibrahimoviç është paraqitur para gazetarëe pas humbjes në derbi nga Inter me rezultat 4:2.

Ylli suedez bëri një asistim dhe shënoi një gol në pjesën e parë të cilën Milan e mbylli me avantazh 2:0.

Por, Nerazzurrët u rikthyen fuqishëm pas intervalit duke përmbysur rezultatin dhe arritur fitoren e madhe.

“Në pjesën e parë ishim gati perfekt, por në të dytën u zhdukëm nga fusha”, deklaroi Ibrahimovic pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

Ai u pyet edhe për shanset e Interit për të fituar Scudetton tani që është barazuar me pikë me Juventusin në krye të tabelës.

“A mundet Inter ta fitojë Scudetton? Jo”, ishte përgjigja e shkurtër dhe e prerë nga ish futbollisti i Interit./Topi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *