Katalanasit ishin në disavantazh deri në minutën e 72’ ndaj skuadrës e cila luan në kategorinë e tretë spanjolle, Ibiza.
Për vendasit shënoi Caballe (9’) teksa në 45 minutëshin e parë, mysafirët ishin të ‘vdekur’ në fushë pa asnjë lloj rast.
Gjithsesi, skuadra e Quique Setien gjeti golin e barazimit përmes Antoine Griezmann (72’).
I njëjti lojtar shënoi edhe një minutë pa mbaruar sfida, duke i siguruar skuadrës së tij kualifikimit tutje.