Super, super lajm nga Universiteti i Oxford për mjekimin e Covid-19!

Mjeku i njohur shqiptar, kërkues shkencor në Institutin e Shëndetit Publik, Ilir Alimehmeti, ka dhënë një superlajm të mirë, sikurse e konsideron ai, një zbulim të Universitetit të Oksfordit. Bëhet fjalë për një medikament aktual, që ka efekte mjaft pozitive në mbijetesën e të prekurve me Covid-19. Ja statusi që ndan Alimehmeti me miqtë dhe ndjekësit e tij në Facebook:

“Studimi RECOVERY i Universitetit te Oxfordit gjen mjekimin e pare, qe permireson mbijetesen te pacientet me COVID-19. Medikamenti eshte DEKSAMETAZONI. Deksametazoni eshte nje mjekim i kudondodhur, edhe ne Shqiperi, dhe shume i lire.
Sa eshte perfitimi? Pasi u studiuan plot 6.425 paciente ne 175 spitale te ndryshme u gjet se:
– Ulet me 33% vdekshmeria te pacientet e intubuar!
– Ulet me 20% vdekshmeria te pacientet ne terapi intensive, jo te intubuar!
– Shpetohet 1 jete plus per çdo 8 paciente te intubuar dhe te trajtuar me deksametazon!
– Shpetohet 1 jete plus per çdo 25 paciente nen oksigjen, te trajtuar me deksametazon!

Super, super lajm!
Studimi publikohet ne forme te reduktuar paraprakisht, per te bere te mundur fillimin e terapise ne te gjithe boten, nderkohe qe presim detajet e plota.
Forca miq!
Cdo dite qe kalon shtohen mjekimet kunder COVID-19.
Komunikimi i Profesoreve te Universitetit te Oksfordit mund te lexohet me poshte:

 

https://www.recoverytrial.net/files/recovery_dexamethasone_statement_160620_v2final.pdf?fbclid=IwAR0ptjLB1OYQwGIp90RMMOgqqq7oU4JxRn0EXLytAi-ohqh1Fa2COF6cANc

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *