Barcelona ia ka dalur pa probleme ta tejkalojë pengesën Leganes.
Skuadra e udhëhequr nga Quique Setien, vazhdoi me fitore pas rikthimit prej pezullimit shkaku i pandemisë, transmeton Insporti
Me nga një gol në secilën pjesë në ‘Camp Nou’, Barcelona e kreu punën duke vazhduar të ruajë pozitën e liderit.
Ansu Fati shënoi në pjesë të parë, kurse Messi në të dytën nga penalltia, për fitoren bindëse 2:0 të katalonasve.
Barcelona pas 29 xhirove, tani ka 64 pikë në krye të La Ligas, momentalisht pesë më shumë se ndjekësi Real Madridi që ka një ndeshje më pak të luajtur.
How do you stop Leo Messi? ?#BarçaLeganes pic.twitter.com/YSgdCsfYtZ
— LaLiga English (@LaLigaEN) June 16, 2020