Arminia Bielefelt është kthyer në Bundesliga pas 11 viteve, pasi që skuadra nga Vestfalia lindore ka arritur që të kualifikohet në sezonin e 18të 2020/21 të garës më prestigjioze gjermane
Fitorja e Arminia prej 4-0 kundër Dynamo Dresden në xhiron e 31 e që ishte e mjaftueshme që ata të kthehen në Bundesligë pas 11 viteve mungesë. Kjo u arrit pasi që vendi i dytë, Hamburgu barazoi sot në xhiron e 32-të kundër Osnabruckut.
Pasi kaloi më shumë se një dekadë në ligën e dytë dhe për tri vite në ligën e tretë, Bielefeld janë kthyer dhe shpresojnë shumë se do ia dalin më mirë sezonin e ri.
Ariminia kishte rënë nga Bundesliga më 2009 dhe kjo i goditi ata shumë.
Kujtojmë se për këtë skuadër ka luajtur edhe futbollisti i Kombëtares shqiptare Fatmir Vata gjatë sezoneve 2001-2007 ku nga 128 paraqitje, mesfushori ofansivë kishte shënuar 19 gola.