VIDEO: Futbollisti shqiptar e tepron, karton të kuq brenda katër minutash

Mesfushori shqiptar, Keidi Bare, është ndëshkuar me karton të kuq në sfidën mes Tenerifes dhe Malagas.

Futbollisti kuqezi e nisi titullar takimin për miqtë, por që në pjesën e parë, u largua drejt dusheve.

Në minutën e 40-të, Bare mori kartonin e parë të verdhë, pas një faulli në mesfushë.

Katër minuta më vonë, Bare jep një pasim të gabuar dhe në nerva e sipër, kërkon të rifitojë topin sa më shpejt.

Por ndërhyrja e tij është e parregullt dhe gjyqtari nuk ngurron t’i tregojë kartonin e dytë të verdhë, duke e larguar futbollistin shqiptar nga fusha e blertë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *