E pabesueshme, Drita fitoi pas 19 vitesh ndaj 89-shit në Mitrovicë

19 vjet ose gati dy dekada. Kjo është koha kur Drita nuk ka dalë kokë lartë nga “Riza Lushta”, në përballje me Trepçën ’89.

Sipas deklaratës së Agim Hasanit, vëzhgues dhe drejtor i Flamurtarit, Drita e ka mposhtur 89-shin pas 19 viteve në Mitrovicë, raporton Gazeta Olle.

Çdo herë rezultati ishte në favor të mitrovicasve dhe barazim. Drita fitoi 2:0.

Trepça ’89 përmes një komunikate për media ka akuzuar gjyqtarin kryesor Visar Kastrati për humbjen.

Sipas tyre ai qëllimisht dëmtoi skuadrën e tyre, derisa në komunikatë ka shkruar se ai nuk akordoi dy penallti për ta dhe ndëshkoi Richard Assaren me karton të kuq, pa ia bërë me dije lojtarit që ia kishte dhënë një karton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *