“Heroi” i derbit Te Interi më trajtuan keq, e grisa kontratën

 

Ai shënoi në derbi kundër Milanit dhe do të mbetet një nga golat që do të mbahen mend gjatë..

Ky do të mbetet kujtimi i vetëm i bukur i Ezequiel Schelotto-s në sezonin e vetëm me Interin.

Argjentinasi luan te Brighton tani dhe gjatë një interviste të dhënë për Gianlucadimarzio.com ka kujtuar eksperiencën e tij me Inter-in.

“E kam ndërgjegjen e pastër. Në jetë duhet të kesh respekt dhe tek Inter-i më kanë trajtuar keq. Shumë persona që janë akoma aty më kanë zhgënjyer. E kam grisur kontratën sepse nuk doja t’ia dija, por është një zgjedhje që nuk do ta bëja përsëri”.

Me transferimin në Angli, Schelotto nuk ka ndryshuar vetëm skuadër, por edhe rol, duke rënë në sy si mbrojtës krahu.

“Kam nisur të luajë në atë pozicion para se të transferohesha te Sporting-u. Tani mbrojtësit e krahut janë më shumë sulmues se mbrojtës, kështu kam më shumë hapësira për të shfrytëzuar shpejtësinë time”, ka thënë Schelotto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *