Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të xhiros së 24-të në Superligë.
Dy skuadrat nga Gjilani kanë arritur fitore në ditën e sotme.
Drita fitoi me rezultatin 2:0 në udhëtim te Trepça 89.
Kurse, 3-0 fitoi Gjilani në udhëtim te Ferizaj, ishte ky një takim i dominuar nga ‘kuqebardhët’ e Gjilanit.
Me fitore, Drita e rikthen pozitën e parë në tabelë, të cilën e mbante Prishtina nga dje.
Ndërsa, Gjilani tashmë me fitore, gjendet vetëm katër pikë larg kryesimit.