Llapi i Tahir Batatines ka pësuar një humbje 0-2 nga Drenica në ‘Zahir Pajaziti’
Golat për skuadrën e drejtuar nga Gani Sejdiu i ka shënuar sulmuesi i njohur, Alban Shillova.
Shillova fillimisht në minutën e 28’ shënoi nga penalltia, e më pas në minutën e 42’ arriti të shënoj për 0-2 me një gol tejet diskutabil e ku duket se nuk e ka kaluar vijën e portës së llapjanëve, gjithësesi ky gol u pranua.
Në minutën e 86-të Llapi pati undësi të realizonte nga pika e bardhë megjithatë i pasaktë ishte Labinot Osmani.
Vlen të ceket se portjeri I ‘kuqezinjeve’ nga Skenderaj ka pasur një super paraqitje ku ka bërë disa intervenime të jashtëzakonshme që e mbajti portën të pa prekur.
Llapi pas kësaj disfate radhitet në vendin e gjashtë me 37 pikë, ndërsa Drenica një vend më posht me 34 pikë të tubuara.