Real Madrid duket se ka marrë sinjale shpresëdhënës për sa i takon yllit të Chelsea-t, N’Golo Kante.
Madrilenët kanë kohë që interesohen për mesfushorin dhe, sipas AS, londinezët mund të vendosin ta shesin me synimin për të grumbulluar fonde për merkaton e verës.
Blutë duket se do të bëjnë një revolucion në ekip dhe duan të ndërtojnë një skuadër që të jetë në gjendje të luftojë për titullin sezonin e ardhshëm.
Chelsea e vlerëson 80 milionë euro aktualisht lojtarin, një shumë që Real Madrid e konsideron të ekzagjeruar dhe që shpreson të pësojë një rënie në javët e ardhshme.