Gazetari i mirënjohur kosovar, Andin Lokaj ka thënë se viti që po lëmë pas ishte vit historik për Kosovën, dhe se kjo pa asnjë dyshim është meritë e presidentit Agim Ademi.
Ai ka thënë se i pëlqeu apo jo dikujt është ai që e ngriti Kosovën në këtë nivel.
“Historike: Kosova shënon ngritjen më të madhe të vitit nga të gjithë në Ranglistën Botërore të FIFA-s.
Nuk ka kaluar ende një dekadë prej se Kosova ishte pranuar në UEFA dhe FIFA, e rezultatin e deritanishëm nuk kemi mundur ta shohim as në ëndrrat më të bukura.
Me të gjitha vështirësitë organizative dhe peripecitë e shumta, FFK ka arritur të thej gjithçka para vetës, të kalojë sfida të lloj-llojshme dhe të arrijë këtu ku gjendet sot.
Pa dyshim se kjo është meritë e njeriut të parë dhe liderit të futbollit tonë, Agim Ademit.
I pëlqeu dikujt apo si pëlqeu, është ai që e ngriti Kosovën në këtë nivel”, ka shkruar Lokaj.