Është hedhur shorti për kualifikimet e Europianit 2027 që pritet të mbahet në Çeki për grupmoshat e reja U-19.
Kosova dhe Shqipëria kanë mësuar kundërshtarët dhe dy shtetet gjenden në Ligën B.
Kosova është në grup me: Turqinë, Armeninë dhe Gjibraltarin.
Kurse, Shqipëria është në grup me: Norvegjinë, Luksemburgun dhe Maltën.
Ndeshjet e këtij rundi zhvillohen në muajin mars të vitit 2026.
