Spalletti flet për paraqitjen e Zhegrovës ndaj Udineses: Më pëlqeu, fitil i ndezur

Juventusi fitoi ndaj Udineses në 1/8 e finales së Kupës së Italisë, duke kaluar në çerekfinale.

“Zonja e Vjetër” fitoi 2-0 ndaj Udineses, me golat e Jonathan David dhe Manuel Locatelli.

Në këtë ndeshje luajti edhe ylli i Kosovës, Edon Zhegrova. Ai luajti për 12 minuta.

Për paraqitjen e tij, foli edhe Luciano Spalletti, trajneri i Juventusit.

Ai tha se Zhegrova bëri paraqitje të mirë dhe se tregoi cilësinë e tij.

“Jam shumë i kënaqur me 10 minutat e Zhegrovas, sepse vjen nga një periudhë e gjatë mungese. Të bëjë ato dy vrapime që bëri, më pëlqeu shumë; ndoshta duhej të kishte luajtur më shumë, por ai konfirmoi cilësinë e madhe që ka. Ai është si një fitil i ndezur, që mund të të intimidojë nga momenti në moment, që mund të shpërthejë papritur. Ai sheh mundësi për të kaluar aty ku të tjerët shohin një mur”, tha trajneri italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *