Refuzoi të festonte, Armando Broja jep një fjalim pranë lojtarëve para përballjes me Anglinë

Tashmë është bërë virale momenti kur sulmuesi Armando Broja refuzoi të festonte me lojtarët pas arritjes në play-offin e Kupës së Botës, shkaku që ishte i emocionuar si dhe me lot në sy pas paraqitjes së zbehët.

Ishte Elseid Hysaj që e mori me “zor” yllin e Burnley, por duket se gjithçka tani ka mbetur në të kaluarën.

Armando Broja gjatë stërvitjes së të dielës në mëngjes ka mbajtur një fjalim para futbollistëve të tjerë, ku të gjithë e duartrokitën.

Gazetari Kristi Sejatllari ka publikuar momentin kur shihet i tërë ekipi shqiptar duke buzëqeshur pranë Brojës, gjë që dëshmon atmosferën fantastike që po kalon te “Kuq e Zinjtë”.

Kujtojmë, Shqipëria sonte e zhvillon përballjen e vështirë ndaj Anglisë më fillim prej orës 18:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *