Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Llapi ka siguruar fitoren e radhës në kampionat, duke triumfuar në ndeshjen ndaj Prishtinës.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 2 me 1, me Sadriun dhe Gnapin që shënuan për skuadrën e Tahir Batatinës, kurse Leotrim Kryeziu shënoi golin për mysafirët.
Drenica ka siguruar një fitore të madhe ndaj Dritës. Drenicasit kanë triumfuar me rezultat 3 me 1 në ‘Bajram Aliu’. Goli i Albert Dabiqajt u ‘zhvlerësua’ nga dy golat e Ronaldo Chacon dhe një tjetër nga Kreshnik Uka.
Ferizaj poashtu siguroi fitore me vlerë, duke triumfuar me shifrat 3 me 0 ndaj Prishtinës së Re. Sadriu, Berisha dhe Selmani shënuan golat në këtë takim.