Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e ka uruar kombëtaren shqiptare për fitoren ndaj Serbisë.
Kuqezinjtë mundën Serbinë, me rezultat 1-0, të shtunën mbrëma në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Ky është postimi i Ademit:
Urime Shqipëri fitorja e madhe ndaj Serbisë në Leskovc!
Një fitore me zemër, karakter dhe plot krenari.
Përgëzoj futbollistët kuqezi për shpirtin luftarak dhe emocionin që sonte i dhuruan tërë popullit shqiptar kudo në botë.
Shpresoj se kjo fitore do t’i dërgojë kuqezinjtë drejt realizimit të ëndrrës së madhe, kualifikimit në Kupën e Botës 2026!
Krenar me ju, kuqezinj!