Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Suedi, që zhvillohet më 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Nga çmimi i biletave, vërehet se ka rritje të ndjeshme të çmimeve të biletave.
Nga 5 euro sa ka kushtuar më herë bileta në veri dhe jug, tani kushton 10 euro, në lindje kushtonte 10, kurse tani 20. Në perëndim bileta më herët blihej me 20 euro, kurse tani me 30, kurse bileta VIP nga 80, tani kushton 100 euro.
Biletat mund t’i blini në këtë link: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
Tri ditë më herët, më 5 shtator, Kosova luan ndaj Zvicrës në udhëtim, ndeshje që i hap kualifikimet për Botëror për “Dardanët”.