Liverpool vendos shifrën rekord për Isak, duket e pamundur që Newcastle ta refuzojë

Liverpool jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga transferimi i Alexander Isak, pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të Newcastle, por klubi i kuq po punon për një ofertë rekord në drejtim të suedezit.

“The Sun” raporton se po përgatit një ofertë prej 155 milionë eurosh, që duket e vështirë të refuzohet nga Newcastle. Brenda 48 orëve të ardhshme pritet mësohet përfundimisht fati i sulmuesit suedez, i cili nga e tij i ka bërë të ditur klubit aktual se dëshiron vetëm transferimin te Liverpool.

Përveç Isak, Liverpool po punon edhe për transferimin e Marc Guehi nga Crystal Palace. Marrëveshja mes palëve pritet të rarrihet për shifrën 40-45 milionë euro.

Në rast se Liverpool konkretizon transferimin e Isak dhe Marc Guehi, atëherë shifra e shpenzuar në merkaton e kësaj verë nga kampioni në fuqi i Anglisë do të arrintë mbi 550 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *