Starton sezoni i ri në Superligën e Kosovës – katër ndeshje do të luhen

Sezoni i ri 2025/2026 në Albi Mall Superligën e Kosovës do të fillojë sot (e diel), ku në program janë katër ndeshje për t’u zhvilluar.

Në Klinë, Dukagjini i Ismet Munishit do të jetë nikoqir i Prishtinës së drejtuar nga Arsim Thaçi.

Në duelin tjetër Malisheva do të presë në ‘Liman Gegaj’ ekipin e sapopromovuar në elitë, Prishtinën e Re.

Llapi në ndërkohë do të ketë punë në udhëtim ndaj Drenicës në Skenderaj, të cilët po ashtu së fundmi arritën rikthimin në Superligën e Kosovës.

Një tjetër duel interesant pritet të jetë ai mes Ferizajt dhe Dritës, sidomos për faktin se ‘Ujqit’ sezonin e kaluar ishin një ‘arrë’ e fortë si vendas.

Të gjitha këto takime është paraparë të nisin me fillim nga ora 16:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *