Gazeta britanike “The Guardian” ka publikuar një shkrim të detajuar mbi përgatitjet dhe tensionet para ndeshjes së futbollit midis Shqipërisë dhe Serbisë në “Arenën Kombëtare” të Tiranës.
Artikulli rikthen kujtimet e incidentit të vitit 2014 në Beograd, kur një dron hodhi në fushë një flamur me hartën e “Shqipërisë së Madhe”, duke shkaktuar një krizë të madhe diplomatike dhe tensione të forta mes dy vendeve.
Në përgatitjet për ndeshjen e sotme, autoritetet shqiptare kanë vendosur masa të jashtëzakonshme sigurie, përfshirë mbi 2,000 policë, forca speciale dhe pajisje kundër dronëve, ndërkohë që tifozët mysafirë nuk do të lejohen në stadium.
“The Guardian” thekson se ndeshja e kësaj radhe vjen në një moment delikat, për shkak të historisë së gjatë të tensioneve mes dy vendeve dhe faktit që Shqipëria dhe Serbia do të jenë bashkorganizatore të Kampionatit Evropian U-21 në 2027. Gazeta britanike “The Guardian” ka publikuar një shkrim të detajuar mbi përgatitjet dhe tensionet para ndeshjes së futbollit midis Shqipërisë dhe Serbisë në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, shkruan Gazeta Sinjali.
Artikulli rikthen kujtimet e incidentit të vitit 2014 në Beograd, kur një dron hodhi në fushë një flamur me hartën e “Shqipërisë së Madhe”, duke shkaktuar një krizë të madhe diplomatike dhe tensione të forta mes dy vendeve.
Në përgatitjet për ndeshjen e sotme, autoritetet shqiptare kanë vendosur masa të jashtëzakonshme sigurie, përfshirë mbi 2,000 policë, forca speciale dhe pajisje kundër dronëve, ndërkohë që tifozët mysafirë nuk do të lejohen në stadium.
“The Guardian” thekson se ndeshja e kësaj radhe vjen në një moment delikat, për shkak të historisë së gjatë të tensioneve mes dy vendeve dhe faktit që Shqipëria dhe Serbia do të jenë bashkorganizatore të Kampionatit Evropian U-21 në 2027.